Rritet dyfish numri i aborteve spontane në Gostivar

Gostivari

Rritet dyfish numri i aborteve spontane në Gostivar

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Gostivari shënon rritje drastike të aborteve spontane. Gati dyfish më shumë gra shtatzënë kanë humbur foshnjat e tyre në krahasim me vitin 2019.

Sipas mjekëve, pandemia e coronavirusit ka ndikimin më të madh ndaj këtyre rezultateve. Kontrollet jo të rregullta për shkak të frikës nga virusi, stresi dhe vet sëmundja janë disa nga arsyet më të shpeshta të aborteve spontane.

“Kemi rritje të aborteve spontane, gati dyfish. Kjo vjen me siguri me mosvizitimin e gjinekologëve amë për shkak të frikës nga COVID-19. Ka raste kur vet pacientet janë infektuar me virusin, i gjithë stresi i pandemisë etj. Ka disa arsye, por është fakt se rritja e aborteve spontane është e madhe”, tha udhëheqhësi i Repartit të Gjinekologjisë në Gostivar, Agim Jakupi.

Sipas të dhënave të Repartit Gjinekologjik dhe Akusherik në Spitalin e Gostivarit, vjet janë regjistruar 55 aborte spontane, ndërsa numri i vitit 2019 ka qenë 30.

Mjekët thonë se kontrollet te gjinekologët për gratë shtatzëna duhet të jenë një herë në muaj, ndërsa kontrollet janë të rëndësishme posaçërisht për gratë me shtatzëni të rrezikshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat