Bariu nga Shqipëria: Më mbajnë peng në Toplicë të Gostivarit

Gostivari

Bariu nga Shqipëria: Më mbajnë peng në Toplicë të Gostivarit

Më: 22 maj 2021 Në ora: 12:21
Xhevahir Hoxha

Por pavarësisht përpjekjeve në katër vite në Toplicë të Gostivarit, jo vetëm që nuk ka marrë pagesën por dhe shpresat i ka të pakta.

“Kam 5 muaj, nuk më kanë dhënë rrogë.”

Në janar u rinis sërish në Gostivar, ku punoi si bari, por jo vetëm që pagën e munguar nuk e ka marrë, por këtë herë shprehet se as nuk e lejojnë të kthehet në banesën e tij në Xhyrë të Librazhdit.

“U thuaj vëllezërve të vijnë dhe të më marrin se nuk më lë të iki, po më mban peng”.

Media, ka udhëtuar drejt fshatit, ndërsa familjarët e tij konfirmojnë humbjen e kontakteve, dhe historinë e Xhevahir Hoxhës.

“Ka katër muaj që ka ikur që të marrë lekët tani e mban peng.”

Vëllai i tij thotë se nuk e ka bërë ende denoncimin në polici, ndërsa shprehet se nuk di si të zgjidhë këtë situatë.

“Nuk di çfarë të bëj. Ka ikur në janar, tani është muaji i pestë, katër muaj. Nuk kemi komunikuar fare.”

Ora News arriti që të gjente kontaktin e pronarit të fermës ku punon Xhevahir Hoxha, por ai nuk u përgjigj në telefon.

Nëse nuk hapet videoja, klikoni për ta shikuar në Youtube!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat