Nga spitali i Gostivar shkojnë për specializim dhjetë mjek, në vend të tyre do të pranohen mjek të rinj

Gostivari

Nga spitali i Gostivar shkojnë për specializim dhjetë mjek, në vend të tyre do të pranohen mjek të rinj

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Për shkak të pandemisë së coronavirusit, vitin e kaluar nuk kishte konkurse për specializime të mjekëve të rinj.

Repartet spitalore funksiononin si Kovid Qendra, ndërsa personeli mjekësor u angazhua në trajtimin e pacientëve me coronavirus. Sivjet, Qeveria miratoi Programin në qershor ku u miratuan 498 specializimi dhe 87 suspecializime.

Nga Spitali i Gostivarit “Dr. Ferid Murad” për specializim do të shkojnë 10 mjek të rinj, ndërsa në vend të tyre do të pranohen kuadro të reja.

“Planet e spitalit ishin që çdo vit në specializim të çohen nga 10 deri 12 mjek, sipas nevojave dhe analizave se si po shkon pensionimi i specialistëve. Pandemia vjet i bllokoi planet. Dhjetë mjek i dërgojmë në specializim, që do të thotë se do të pranojmë 10 të tjerë për t’i zëvendësuar”, tha drejtori i spitalit, Jakup Jakupi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat