Në person arrestohet në Gostivar

Gostivari

Në person arrestohet në Gostivar

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Dje, është arrestuar një 45-vjeçar nga fshati Raven i Gostivarit që të vuajë dënimin me burg, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ai ka kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”.

“Më 31.07.2021 në ora 09.30 në Gostivar nga policët, pas marrjes së urdhrit gjyqësor, është arrestuar G.O.(45) nga fshati Raven i Gostivarit.

Ai është kërkuar që të mbajë dënimin me burg për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve” në bazë të nenit 215 të Kodit Penal. G.O. është dërguar në Burgun e Tetovës për mbajtjen e dënimit”, njoftojnë nga MPB-ja.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat