Përmirësohet gjendja me COVID-19 në Gostivar

Gostivari

Përmirësohet gjendja me COVID-19 në Gostivar

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Qendra Covid në Gostivar po zbrazet. Pas mbylljes së spitalit modular, në repartin infektiv numri i pacientëve është i vogël. Gjendja në këtë rajon po shkon drejt përmirësimit. Sipas mjekëve numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore ka rënë për 70 për qind.

Situata e ngjashme është edhe në Tetovë. Kontrollet ambulatore, janë ulur nga 30 javën e shkuar në vetëm 11 ndërsa të fundit, paraqiten me klinik të lehtë të sëmundjes.

“Kemi edhe pesë pacientë në spitalin infektiv që kanë ardhur më përpara. Momentalisht numrat janë në rënie e sipër. Ka raste aktive por janë shumë pak kohëve të fundit. Numri është ulur dukshëm edhe tek kontrollet, pra 70 për qind është ulur numri i atyre që vijnë për kontrolle ambulatore”.

“Më datë një tetor është mbyll modulari pra nuk ka të shtrirë aty. Në 24 orët e fundit një pacient kemi pasur që ka nderuar jetë nga kovid-19”, tha Lirim Beqiri – Kujdestar në repartin infektiv Gostivar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat