KHF Kastrioti, a është kjo gjenerata më e mirë në 20 vitet e fundit?

Hendboll

KHF Kastrioti, a është kjo gjenerata më e mirë në 20 vitet e fundit?

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 11:18
Nga e majta në këmbë: Valbona Zeqa, hendbollistet Ramize Shabani, Merfide Salihu, Lirie Muhaxheri, Ganimete Shabani, Vlora Jashari dhe ndihmëstrajnere Hajrije Osmani. Ulur nga e majta: Albulena Jashari, Xhevrie Dibra, Jasemine Ahmeti, Valentina Qerimi, Blerta Tërpeza dhe Arbëresha Jashari.

Në vitet e pasluftës, në konkurrencën e femrave në hendboll, Kastrioti i Ferizajt, ka më së shumti tituj, gjithsej shtatë! Në Ferizaj disa herë diskutohet se cila mund të jetë edhe gjenerata më e suksesshme në 20 vitet e fundit (nga shtatori 1999-2019)? Sipas shumë analizave, si gjeneratë më e suksesshme e 20 viteve të fundit apo si shtatëshja më e mirë vlerësohet: portierja Edona Rogova, kapitenia Safete Rifati (Valentina Qerimi), Ganimete Shabani, Vlora Jashari, Lirie Muhaxheri, Merfide Salihu, Xhevrie Dibra (Ramize Shabani). Përveç Edona Rogovës që nuk i takon gjeneratës që katër herë rresht e fitoi titullin e kampionit të Kosovës (1999-2003), të tjerat janë të gjitha. Një gjeneratë që nuk i kishte kushtet në krahasim me gjeneratën tjetër që fitoi tri herë rresht titullin e kampiones (2012-2015 me kryetar Ahmet Petrovën).

Kjo shtatëshe që vlerësohet si më e forta, merren për bazë edhe rezultatet e bujshme që ka pasur dhe ky rekord (4 vite rresht kampion) mbetet i pathyeshëm në 20 vitet e fundit! Kapitenia më e suksesshme pa dyshim e KHF Kastriotit në 20 vitet e fundit është Safete Rifati! Ndërkaq, kryetrajnerja më e suksesshme në 20 vitet e fundit mbetet Valbona Zeqa-Rexhepi, me kryetar Muhamed Sylejmanin (Mani).  Po ashtu edhe liga ka qenë më cilësore, më e fortë, me rivalitet shumë më të madh se sa tani! Po ashtu merret për bazë se në at periudhë ka pasur edhe shikueshmëri shumë më shumë. Gjeneratë që ende përmendet dhe mburret qyteti i Ferizajt, pra gjenerata 1999-2003.

Image

Në këmbë nga e majta: Hajrie Osmani, Fadil Rexhepi, Valbona Zeqa, Dukagjin Hetemi, Skënder Parllaku, Muhamed Sylejmani (Mani), Lirie Muhaxheri, Albulena Jashari, Vlora Jashari, Valentina Qerimi, Merfide Salihi, Iljaz Dabinovci (i ndjeri). Avni Neziri, Arbëresha Jashari, Jasemine Ahmeti dhe Ermira Frangu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat