Basholli premton një pagë ekstra premi për secilën lojtare 

Hendboll

Basholli premton një pagë ekstra premi për secilën lojtare 

Nga: K.Goca Më: 25 prill 2024 Në ora: 13:40
Samadrexha

Samadrexha po mobilizohet për të fituar Kupën e Kosovës në hendboll (femrat).

Pengesa e parë për Samadrexhën është Ferizaj në kuadër të gjysmëfinales së Kupës. 

Ndeshja luhet të shtunën në orën 16.00 në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.  

Kryetari i klubit, Besnik Basholli, premton një pagë ekstra premi për secilën lojtare nëse fitojnë Kupën e Kosovës 

Basholli thotë për gazetën “Bota sot”: “Fitimi i kupës një pagë ekstra”.

Samadrexha është në formë të mirë dhe pretendojnë se në Pejë iu shkon më shumë se kudo tjetër si ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat