Esma nga Mali i Zi pritet të debutojë kundër Kastriotit

Hendboll

Esma nga Mali i Zi pritet të debutojë kundër Kastriotit

Nga: Kemajl Goca Më: 10 mars 2019 Në ora: 12:51
Esma nga Mali i Zi pritet të debutojë kundër Kastriotit

Istogu është përforcuar me njërin prej lojtareve më të mira, me Esma Muratoviqin nga Mali i Zi, e cila ka luajtur në Buduçnost të Podgoricës dhe në kombëtaren malazeze.

A do të debutojë sot në fanellën e lideres Istogu, në ndeshjen e javës së 11-të të elitës së hendbollit të Kosovës? 
Merret vesh se gjasat janë që të debutojë, kështu konfirmojmë edhe nga Istogu, që synojnë fitore bindëse.
Esma është në formë të mirë dhe ndihet mirë në radhë e skuadrës së Istogut, fitueses së Kupës së Kosovës.
“Nëse nuk fitojmë me 15 gola dallim, nuk jemi ekip për titull”, thonë nga Istogu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat