Ramadani: Të shijojmë këtë fitore historike

Hendboll

Ramadani: Të shijojmë këtë fitore historike

Më: 11 prill 2019 Në ora: 11:05
Ramadani: Të shijojmë këtë fitore historike

Përzgjedhësi Taip Ramadani është shprehur shumë i lumtur për fitoren historike ndaj Izraelit. Fitorja e së mërkurës ishte e para për Kosovën në kualifikime. Kombëtarja e Kosovës e mposhti Izraelin me rezultatin 27:24 në një ndeshje që e ka dominuar plotësisht.

“Me fitoren jam shumë I kënaqur. Është fitore e arritur falë angazhimit të madh të lojtarëve, që kanë luajtur me zemër. Gjithmonë kam besuar në mbrojtje, por këtë herë edhe sulmi ka funksionuar shumë mirë dhe ky është çelësi i fitores. Tani na pret ndeshja në Izrael dhe atje nuk do të jetë lehtë. Por do të shkojmë për të përsëritur paraqitjen që e kishim këtu para tifozëve tanë”, ka theksuar përzgjedhësi Ramadani.

Edhe aloja Drilon Tahirukaj ka thënë se te fitorja kanë arritur falë angazhimit të madh.

“Kemi dalur në fushën e lojës të përkushtuar për fitore dhe te ajo arritëm duke dhënë edhe atomin e fundit. Luajtëm me zemër dhe luajtëm për njëri-tjetrin. Falë angazhimit të madh arritëm të shijojmë këtë fitore historike”.

Në kampin izraelit kanë pranuar dominimin e Kosovës në ndeshje.

“Ishte një lojë e fortë por Kosova u tregua shumë më e mirë se ne. Lojtarët e Kosovës u angazhuan jashtëzakonisht shumë dhe i përgëzoj për këtë. Ne kishim një paraqitje të dobtë dhe bëmë shumë gabime. Kjo na kushtoi me humbje. Deri të dielen do të mundohemi t’i përmirësojmë këto gabime në mënyrë që në Tel Aviv të kemi paraqitje më të mirë”, ka thënë përzgjedhësi i Izraelit, Oleg Boutenko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat