Besa pa telashe, Trepça fiton dramën

Hendboll

Besa pa telashe, Trepça fiton dramën

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 10:22
Besa

Janë zhvilluar dy ndeshjet e mbetura të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Derisa kampioni aktual, Besa Famgas fitoi pa telashe ndaj Drenicës në Drenas, dramë e vërtetë është zhvilluar në Gjakovë ku u takuan Vëllaznimi e Trepça. Në fund fitoi Trepça e Mitrovicës me vetëm një gol dallim, 32:31.

Pjesa e parë ishte plotësisht e barabartë me Vëllaznimin që kishte më së shumti dy gola epërsi dhe Trepçën që shkoi deri në tri gola epërsi. Pas 30 minutave lojë, rezultati ishte 18:18. Loja e barabartë ka vazhduar edhe në pjesën e dytë, ndërsa herë njëra skuadër e herë tjetra ishin në epërsi prej një goli.

Në minutën e 58-të rezultati ishte 30:30. Më pas shënoi A. Shabani për 31:30 në të mirë të Trepçës, ndërsa për 32:30 në minutën e fundit shënoi S. Maxhera. A. Halili realizoi golin e fundit të Vëllaznimit për rezultatin përfundimtar 32:31 në të mirë të mitrovicasve. F. Cimili me 10 gola ishte më efikasi te Trepça. Nga 4 gola i shënuan A. Shala, A. Shabani e S. Maxhera. Te Vëllaznimi 9 gola i shënoi A. Neziri, 8 i shënoi A. Halili, ndërsa 6 gola E. Lluka.

Trepça me këtë fitore ka dalur në vend të tretë me 9 pikë. Vëllaznimi është i teti me 2 pikë.
Kampioni aktual, Besa Famgas fitoi ndaj Drenicës me rezultat të thellë, 43:20. Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:6 për pejanët. Dhjetë lojtarë të Besës shënuan në këtë ndeshje, ndërsa më efikasi ishte J. Muqolli me 7 gola. Atë shifër e arriti edhe K. Kastrati i Drenicës. Besa është e dyta me 10 pikë, por e ka edhe një ndeshje të pazhvilluar. Drenica është e gjashta me 4 pikë.

Vëllaznimi – Trepça 31:32 (18:18)

Vëllaznimi: Halili 8, Luzha 1, Rama, Fana 3, Rexha 2, Morina, Neziri 9, Mamusha 2, Lluka 6, Mehmeti, Brahushi, Hoxha
Trepça: Buqinca 1, Cimili 10, K. Terziqi, B. Terziqi, Nimani 2, Shala 4, A. Shabani 4, Beqiri, Sedijaj, Qabra, Maxhera 4, Neziri 3, R. Shabani 3, Zhuri 1

Drenica – Besa Famgas 20:43 (6:23)
Drenica: Baliu 1, Kastrati 7, Gjota, Zariqi, Hamza 3, Batatina 2, Zekaj, Binaku 3, Sahiti 2, Muqolli, Geci
Besa Famgas: Vokshi 4, Idrizi 3, Visoka 1, Jupa 5, Kukrika 1, Kouri, Tahirukaj 5, Gjuka 6, Ramosaj, Y. Muqolli 6, J. Muqolli 7, Mehmeti, Mihaljeviq, Mushkolaj 6, Luzha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat