Shabani ka krijuar një kombëtare të denjë! Cilat lojtare erdhën në shprehje? 

Hendboll

Shabani ka krijuar një kombëtare të denjë! Cilat lojtare erdhën në shprehje? 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 13:35
Shabani ka krijuar një kombëtare të denjë! Cilat lojtare erdhën në shprehje? 

Fitorja kundër Italisë me rezultat 31:26 është edhe një imazh i mirë edhe për shtetin e Kosovës.  
Selektori i kombëtares së Kosovës, Agron Shabani, ka krijuar një kombëtare të denjë. Ai ka ndërtuar një lojë kompakte dhe treguesi më i mirë është fitorja e sotme në turneun që po mbahet në Turqi.

Është një Kosovë më ndryshe, nuk është ajo e vitit 2016 kur nga kjo Itali pësonte me nga 15 a 16 gola humbje!  

Shabani prej se ka ardhur në këtë pozitë, ka mbledhur pothuajse hendbollistet më të mira edhe nga diaspora dhe ka krijuar një përbërje shumë të mirë, mbi të gjitha rregull e rend. 
Vetëm dy lojtare janë nga ai formacioni i vitit 2016, të tjerat janë emra të ri.  Pa dyshim se duhet veçuar motrat Arlinda e Marigona Hajdarit dhe Mirjeta Bytyçi, që treguan lojë shumë të mirë kundër Italisë. Kjo nënkupton se po vijnë emra të ri e cilësore.

Pa i harruar edhe Leonora Demajn dhe Mirela Gjikokaj, që ishin më efikaset në sfidën me italianet me 11 gola përkatësisht 8.
Lista
Kosova: Blerta Ahmetxhekaj, Areta Istrefi, Shkurta Mehmeti, Arrita Kursani, Arlinda Hajdari, Njomza Kelmendi, Suzana Ujkiq, Albina Rugova, Rinesa Uka, Aida Stagova, Mirela Gjikokaj8, Leonora Demaj, Marijeta Lekaj, Veronika Kastrati, Mirjeta Bytyqi, Marigona Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat