‘Ganimete moj krenaria jonë’, vetëm kjo iu ka mbetur që ta këndojnë!

Hendboll

‘Ganimete moj krenaria jonë’, vetëm kjo iu ka mbetur që ta këndojnë!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2020 Në ora: 16:05
‘Ganimete moj krenaria jonë’, vetëm kjo iu ka mbetur që ta këndojnë!

Një heshtje sikur varri! Kur shikon këtë heshtje të klubet e hendbollit, të mbushet mendja se vërtet i kanë miliona euro nëpër llogaritë bankare.

Punët në dyzenë! Pak klube në Kosovë kanë sponsorë, shumë pak! Janë në krizë të rëndë!

Garat pritet të vazhdojnë në gjysmë e qershorit, ndërsa në shikim të parë askush nuk bërtet, me përjashtim të Faruk Shalës, trajner i Istogut, që u ankua për mjete edhe Lulzim Abazit, përfaqësues i klubit të femrave të Kastriotit,  pa lënë anash edhe Edi Kolgecin, kryetar i KH  Prishtinës, Arben Gashi - sekretar i Besa Famgas, Bujar Istrefi kryetar i KH Trepçës, sigurisht do të ankohet edhe kryetari i femrave të Prishtinës, Nebih Zariqi, të tjerët në heshtje dhe duket se janë mirë.

Apo me një fjalë: Kur të doni ja rinisim garave! Këtë punë as që do ta diskutojmë. Në bazë të këtyre kushteve të mira që i kanë, nuk iu ka mbetur gjë tjetër përveç t’ia hedhin këngës së famshme: ‘Ganimete moj krenaria jonë’! Ose, lum federata që iu ka! Dikush tha: Fikë se fikë, bile me muzikë: ‘Ganimete moj krenaria jonë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat