Ismajl Berisha - trajner i shquar i Gjeneratës së Republikës 

Hendboll

Ismajl Berisha - trajner i shquar i Gjeneratës së Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2020 Në ora: 17:47
Ismajl Berisha - trajner i shquar i Gjeneratës së Republikës 

Një personalitet sportiv që nuk e ka shoqin, një pedagog dhe shembull për të gjithë, e kush tjetër përveç Ismajl Berishës. 

Ish trajneri i mirënjohur i hendbollit, ose siç e thërrasin baca Ismajl, kontributi i tij ka qenë aq i madh sa nuk mund të përshkruhet me fjalë se çfarë kishte bërë në kohën e okupimit (1991-1999). 

Berisha i takon Gjeneratës së Republikës.  Në vitet e 90-ta ka qenë trajner i shquar e veprimtar i palodhur sportiv. 
Asnjëherë nuk u ndal dhe as që lodhi kokën nga gjithë ato kërcënime që i vinin nga okupatori serb, por me këmbëngulësi kishte vazhduar rrugën në misionin e tij, në zhvillimin e garave të Republikës së Kosovës. 

Të shkruash për Ismajl Berishën, për veprat e tij, duhen mijëra e mijëra faqe, një njeri me virtyte të larta, një trajner i madh dhe që i dha shumë hendbollit dhe sportit.  

Njeriu që ishte halë në sy për regjimin serb, por kurrë nuk iu përkul dhe iu kundërvu fuqishëm. Sot Ismajl Berisha është ballëlart me sportin në përgjithësi të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat