Kur gjunjëzonim kampionin e Evropës, por sot... Berisha: Kur kishte hendboll cilësorë

Hendboll

Kur gjunjëzonim kampionin e Evropës, por sot... Berisha: Kur kishte hendboll cilësorë

Nga: Kemajl Goca Më: 3 tetor 2020 Në ora: 14:41
Kur gjunjëzonim kampionin e Evropës, sot... Berisha: Kur kishte hendboll cilësorë

Vitet e krenarisë së hendbollit, vitet e 70-ta dhe të 80-ta, kur palestrat vlonin nga shikueshmëria, vitet kur edhe mijëra shikues mbeteshin jashtë palestrës! Sot asnjë skuadër dhe asnjë skuadër nuk e kemi që mund ta fitojë ndonjë ekip të fortë. Ish hendbollisti i gjeneratës së artë, Dervish Berisha, ka paraqitur edhe një fakt interesant!  

Në kohën e tij, kur ishte zemër luani, këtë profil të tij se ka asnjë skuadër në Kosovë, as ata që mendojnë se janë dikushi! Klubet duhet ta kuptojnë, se Federata e Hendbollit e Kosovës nuk shkon mi mbajt stërvitjet, federata nuk mund i dërgon me zor klubet as në garat më të forta dhe as nuk e ka të drejtën të përzihet në punë të brendshme të klubeve! Krejt në fund, si është cilësia është edhe shikueshmëria sepse tifozi ynë e njeh hendbollit shumë bukur! 

“KH Trepça  - KH  Borci Banjallukë, kampion Ish Jugosllavisë dh kampion Evrope. 

Borci u gjunjëzua (20:18) në palestrën e bukur ‘Minatori’ që ishte  e stërmbushur me spektatorë, 3000 mijë veta dhe po aq mbeten jashtë. Ishin vitet e arta 1978/90 kur kishte hendboll cilësorë dhe interesim i madh për hendboll, ku tregojnë edhe rezultatet dhe shikueshmëria, këto janë kujtime të paharruara. Mbi 3000 spektator brohoritshin Trepça - Trepça me tupana e surla që na jepshin forcë dhe moral sportiv”, shkruan Beriisha në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat