Në regji të Albina Rugovës 

Hendboll

Në regji të Albina Rugovës 

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 23:17
Albina Rugova

Istogu e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të mërkurën në palestrën në Istog, skuadra vendase fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 36:17. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:10.

Për Istogun është ndeshja e parë këtë edicion. Për shkak të ndeshjeve evropiane me Vushtrrinë, nga dy ndeshje kampionale të këtyre dy skuadrave janë shtyrë.

Fitorja e Istogut është në regji të Albina Rugovës, e cila realizoi 10 gola. Pranvera Ferataj shënoi tetë gola, po ashtu me lojë të mirë u dalluan edhe Alberina Halitaj (5), Keta Venetsky (4), Esma Muratoviq (4) etj.  

Istogu – Samadrexha 36:17 (15:10)
Istogu: Shatri, Berisha, Fejzaj, Milatoviq 2, Rexhaj, Shehdadi, Ahmetxhekaj, Ferataj 8, Muratoviq 4, Venetski 4, Rugova 10, Halitaj 5, Hetemi, Ujkiq 3.
Samadrexha: E. Basholli, D. Basholli 5, Rr. Basholli 1, G. Basholli 1, Maloku 8, Sadiku 3, A. Maloku, R. Maloku, Mehmeti, M. Sadiku, Ar. Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat