Nëntori i ndeshjeve ndërkombëtare, Kosova në presion të Malit të Zi

Hendboll

Nëntori i ndeshjeve ndërkombëtare, Kosova në presion të Malit të Zi

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 18:37
Kosova

Ndonëse në periudhë të vështirë dhe vërtetë sfiduese për të gjithë, aktivitetet e hendbollit po zhvillohen me ritëm të plotë.

Nëntori do të jetë i mbushur me ndeshje ndërkombëtare të ekipeve tona, ndërsa shpresojmë që të gjitha të zhvillohen sipas planifikimit. Janë plot dhjetë ndeshje ndërkombëtare që duhet të luhen këtë muaj.

Sfidat

Mali i Zi – Kosova (4 nëntor)
Kosova – Suedia (8 nëntor)
Bosna Visoko – Besa Famgas (14 nëntor)
Besa Famgas – Bosna Visoko (21 nëntor)
Prishtina – Dobrudja (21 nëntor)
Dobrudja – Prishtina (22 nëntor)
Muratpasa Belediyesi – KHF Ferizaj (14 nëntor)
KHF Ferizaj – Muratpasa Belediyesi  (15 nëntor)
Victoria Berestie – KHF Istogu (14 nëntor)
KHF Istogu – Victoria Berestie (21 nëntor)

Nuk përjashtohet mundësia që termini i ndeshjeve të klubeve të ndryshojë.
Për më tepër, në fund të nëntorit duhet të grumbullohet Kombëtarja A e hendbollisteve për ndeshjet e fillimit të dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat