Motrat sportiste nga Sukuruqi! Suzana: Super ylli im i vogël

Hendboll

Motrat sportiste nga Sukuruqi! Suzana: Super ylli im i vogël

Nga: Kemajl Goca Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 13:37
Dijana Ujkiq

Motrat shqiptare që luajnë në Kombëtaret e ndryshme, ndryshe janë vajzat e ish futbollistit Gjokë Ujkiqit! 

Suzana luan për Kombëtaren e Kosovës dhe Dijana për Malin e Zi! Suzana është për katër vite më e madhe se Dijana dhe që vijnë nga fshati Sukuruqi i Tuzit të Malit të Zi, por që po mahnitin me lojëra kudo që paraqiten.  

Suzana është krenare me Dijanën, që mbrëmë e mposhtën me rezultat 26:25 Slloveninë, në kuadër të grupit A të Kampionatit Evriopian, që po mbahet në Danimarkë. 

Image

Dijana

Mali i Zi avancon më tej dhe tani është në grupin tjetër me Suedinë, Spanjë dhe Rusinë.

Image

Suzana dhe Dijana

“Super ylli im i vogël - zemër”, shkruan Suzana në profilin e saj në facebook, duke paraqitur edhe dy fotot e Dijanës. 

Suzana luan për lideren e Kosovës, Istogu dhe Dijana për ekipin rumun Gloria Buzau.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat