Dervish Berisha, i habitur me rastin e Mursel Mehmetit 

Hendboll

Dervish Berisha, i habitur me rastin e Mursel Mehmetit 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2021 Në ora: 13:09
Dervish Berisha, i habitur me rastin e Mursel Mehmetit 

Dervish Berisha, ish hendbollist i gjeneratës së artë (në fund të viteve 70-ta dhe të 80-ta), nuk po mund të besoj dhe as ta përtypë rastin e fundit, se si është e mundur Mursel Mehmeti, portieri më i mirë në Kosovë në dy vitet e fundit, të mbetet jashtë Kombëtares së Kosovës. 

Mehmeti  është pjesë e klubit bindshëm më të organizuar dhe me të trofeshëm në vendin tonë, Besa Famgas nga Peja.

“Më vjen keq që në Kosove çdo herë kanë bërë gjëra të ngjashme sepse reprezentacionin e kanë zgjedh njerëz të caktuar dhe shumë pak ka pas ndikim selektori. 

Image

Mursel Mehmeti

Andaj kjo nuk është normale që më i miri mos të jetë në kombëtare por jam i sigurt se këto gjëra do t’i qetë në binarë selektori

Qerimi dhe mos të ketë ndikim nga të tjerët,  me ekipin e vet t’i bën zgjedhjet. Andaj shumë suksese Mursel Mehmetit, të gjithë e dijmë që je më i miri, Kosova duhet ndryshuar shumë gjëra në udhëheqjet e reprezentacioneve, kryesisë për të mirën e hendbollit”, komenton  Berisha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat