Istogu nuk njeh rivale, shënon fitoren e 17-të rresht 

Hendboll

Istogu nuk njeh rivale, shënon fitoren e 17-të rresht 

Nga: K.G. Më: 12 mars 2021 Në ora: 18:14
Istogu nuk njeh rivale, shënon fitoren e 17-të rresht 

Istogu nuk ka të ndalur, duke shënuar fitoren e 17-të rresht në elitën e hendbollit të Kosovës (femrat).

Vashat e Istogut shënuan fitore me rezultat 37:24 ndaj ekipit “Jusuf Gërvalla”, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sportit në Deçan.

Trajneri Faruk Shala për këtë ndeshje u paraqitë pa disa lojtare, si Suzana Ujkiq, Albina Rugova, Yllka Shatri, etj. Ai ato i pushoi për shkak të aktiviteteve të Kombëtares së Kosovës. 

Keta Venesky realizoi më së shumti gola, gjithsej 9, e ndihmuar nga Tina Hetemi me 7, Alberina Halitaj 6, Esma Muratoviq 5 gola dhe të Jusuf Gërvalla u dallua Erjona Gecaj me 7 gola, e ndihmuar nga Ardiana Imeraj me 6,  Adelina Qufaj 5 sosh etj.

Istogu udhëheq renditjen me 34 pikë dhe Jusuf Gërvalla është në pozitën e tetë me 12 sosh.

Istogu-Jusuf Gërvalla 24:37 (10.19)
Jusuf Gërvalla: Gecaj 7, Lulaj, Qufaj 5, Çekaj 3, Ardiana Imeraj 6, Arjeta Imeraj 3, Berisha dhe Shala.
Istogu: Ahmetxhekaj, Muratoviq 5, Veentsky 9, Ferati 2, Millatoviq 3, Halitaj 6, Hetemi 7 dhe Berisha 5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat