Quni tregon formë të mirë në Zvicër

Hendboll

Quni tregon formë të mirë në Zvicër

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:44
Quni tregon formë të mirë në Zvicër

Luigj Quni ka shënuar 4 gola nga 4 tentime në fitoren 27:23 të Amicitia Zuerich ndaj TV Endingen në kuadër të garave shtesë të elitës së Zvicrës.

Kapiteni Valon Dedaj ka shënuar 7 gola nga 12 tentime në fitoren 28:18 të Kreuzlingenit ndaj Yellow/Pfadi Espoirs në kategorinë e dytë zvicerane. Në fitoren e Kreuzlingenit kontribut të madh dhanë edhe dy reprezentuesit tjerë të Kosovës.

Drenit Tahirukaj realizoi 6 gola nga 7 tentime, kurse Haris Berisha priti 9 prej 18 gjuajtjeve.

Në kategorinë e dytë gjermane, Armend Alaj shënoi një gol nga 3 tentime për Eisenach që humbi 35:27 nga Gummersbach.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat