Parduzi: Dy herë radhazi e mposhtëm Istogun, prapë është finale para finales

Hendboll

Parduzi: Dy herë radhazi e mposhtëm Istogun, prapë është finale para finales

Nga: Kemajl Goca Më: 20 maj 2021 Në ora: 15:06
Parduzi: Dy herë radhazi e mposhtëm Istogun, prapë është finale para finales

Vushtrria është e trimëruar pas titullit të kampionit dhe shpresojnë se do të mbrojnë edhe Kupën e Kosovës në hendboll (femrat).

Arben Parduzi, kryetrajner i Vushtrrisë, tha se janë të qetë para gjysmëfinales së nesërme, kundër Istogut. 
Ndeshja luhet në orën 19.00 në palestrën e sportit në Istog. Parduzi tha se është një finale para finales. 

“Sfidën e nesërme e shoh finale para finales pasi që luajnë dy skuadrat më të mira në Superligën e Kosovës.

Edhe pse dy lojët e fundit i kemi mposhtur ekipin e Istogut edhe u shpallem kampion, mendoj që loja ka me qenë e fortë dhe rivalitet në mes dy ekipeve.

Ekipi i Vushtrrisë është më i qetë në këtë ndeshje pasi që titullin e kemi fituar por do të mundohemi ta fitojmë edhe Kupën e Kosovës, edhe jemi fitues të kupës aktualisht.

Vajzat janë shumë të motivuara për këtë ndeshje dhe do të japim maksimumin si gjithmonë që të dalim triumfues. Të gjitha vajzat janë të gatshme për ndeshje”, - tha Parduzi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat