Ahmet Petrova: Me shpirt e lexoj gazetën ‘Bota sot’, Kemajl Goca - gazetar i guximshëm 

Hendboll

Ahmet Petrova: Me shpirt e lexoj gazetën ‘Bota sot’, Kemajl Goca - gazetar i guximshëm 

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 14:33
Ahmet Hysenaj - Petrova

Ahmet Hysenaj - Petrova, njeriu që dha shumë për sportin e Kosovës, në periudha të ndryshme, sidomos në gjeneratën e sakrificës (1991-1999), uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare ‘Bota sot’.

Petrova shprehet se gazetën ‘Bota sot’ gjithmonë e ka lexuar me shpirt dhe ka gjetur tema shumë interesante në faqen e saja, sidomos në rubrikën e sportit. 

Ish presidenti i klubit me renome të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), KHF Kastrioti (femrat), ish Borcit (në ligën e parë ish jugosllave), njeriu i titujve, tha se ‘Bota sot’ gjithmonë ka shkruar të vërtetën dhe asnjëherë të zezës nuk i ka thënë e bardhë qoftë në hendboll dhe në përgjithësi sportit apo në sektorë të tjerë.      

Image

“Uroj 26 vjetorin e gazetës kombëtare ‘Bota sot’. Si gazetë e lexoj më ëndje në të gjitha rubrikat, sidomos në rubrikën e sportit. 

Gjithmonë e lexoj me gëzim prej ditës së parë të botimit, një gazetë shumë e respektuar dhe kontribues e madhe. 

Gazetë që ia ka vlejtur me lexuar sepse ka pasur lajme të shumta e tema interesante.

Kur e lexoj rubrikën e sportit ndjej kënaqësi të madhe, sidomos shkrimet që i bën Kemajl Goca, besomëni shpesh me ktheni në kohëra e më hershme, kur ju Kemajl Goca keni qenë shumë i ri, por e  them me sinqeritet se jeni duke e ndjekur rrugën e gazetarëve të mëdhenj, të plejadës së shkëlqyeshme të gazetës ‘Rilindja’, si Abaz Dulës, Burim Hatipit, Musa Alajt etj.

Me shpirt i lexoj të gjitha rubrikat, gjitha lëmitë, veçmas sportin, që i kushton rëndësi të madhe sportit brenda dhe jashtë vendit, gjithmonë në shërbim të sportistëve.

Ju përgëzoj si gazetë sepse gjithmonë na gëzoni me lajme, që nga sukseset e kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, që na gëzoj pamasë e shumë e shumë sportistë të tjerë. 

Falënderoj gazetën ‘Bota sot’ dhe gazetarin Kemajl Goca, me epitetin më të lartë. Kemajl Goca  gjithmonë i guximshëm, të bardhës i thotë e bardhë e të zezës e zezë dhe asnjëherë nuk lëshon pe në padrejtësi. Ju respektoj e ju lexoj me shpirt ‘Bota sot’, urime”, uron Petrova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat