Prishtina nuk ia del me Trepçën

Hendboll

Prishtina nuk ia del me Trepçën

Më: 22 prill 2024 Në ora: 22:35
Pamje nga një ndeshje

Prishtina e Trepça e kanë luajtur të hënën mbrëma ndeshjen e fundit të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Fitore me rezultat 40:38 ka shënuar skuadra mitrovicase.

Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.

Për Prishtinën ishte ndeshja e fundit këtë kampionat.

Përfundoi në pozitën e pestë me 23 pikë. Trepça e ka ndeshjen e mbetur ndaj Vëllaznimit, turneun final të Kupës dhe më pas plejofin.

Në plejof starton prej pozitës së katërt dhe në gjysmëfinale do të përballet me Rahovecin. Trepça i ka 32 pikë nga 27 ndeshje.

Në ndeshjen pa shumë presion, Trepça nisi shkëputjen pas minutës së 15-të.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:16 për mitrovicasit. Në pjesën e dytë Prishtina u afrua në një gol, 39:38, por Trepça shënoi për 40:38 dhe për dy pikë të reja.
Shpëtim Mehmeti udhëhoqi Trepçën me 11 gola.

Tetë i kishte Yassine Henahen, ndërsa pesë Wael Mtibba. Nëntë gola për Prishtinën i shënoi Albi Gjuka. Gjashtë i kishte Vladyslav Napadailo e pesë Sergio Barreto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat