Keta Venetsky largohet nga Istogu, firmos për ekipin francez

Hendboll

Keta Venetsky largohet nga Istogu, firmos për ekipin francez

Nga: K.Goca Më: 7 gusht 2021 Në ora: 16:21
Keta Venetsky largohet nga Istogu, firmos për ekipin francez

Hendbollistja nga Gjeorgjia, Keta Venetsky, largohet nga fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu dhe do të vazhdojë karrierën në klubin francez St. Etienne Metropole 42.

Venetsky ka dhënë kontribut të madh për klubin e Istogut, të cilës klubi iu është falënderues.

“Më shumë kënaqësi ju njoftojmë se jemi përforcuar me lojtaren e pestë për edicionin 2021/2022, Keta Venetsky.

23-vjeçarja, gjeorgjianja ndërkombëtare do të mbërrijë nga KHF Istogu ku po luante në sezonin e kaluar.

Jemi shumë të lumtur që po i bashkohet kolektivit të Stephanois në këtë sezon.

Jemi të sigurta që do të jemi pjesë e ligës profesionale në të ardhmen e afërt.

Mirë se erdhe Keta në familjen tonë”, njofton St. Etienne Metropol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat