Sali Maxhera fatal për Kastriotin, Trepça fiton derbin e rivalëve të vjetër

Hendboll

Sali Maxhera fatal për Kastriotin, Trepça fiton derbin e rivalëve të vjetër

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 22:21
Sali Maxhera fatal për Kastriotin, Trepça fiton derbin e rivalëve të vjetër

Trepça e ka fituar duelin e skuadrave me traditë në hendbollin e Kosovës. Të shtunën mbrëma në Ferizaj, mitrovicasit fituan ndaj Kastriotit me tri gola dallim, 29:26. Ndeshja i takoi javës së dytë të Superligës së hendbollistëve.

Te fitorja, Trepça erdhi në pjesën e dytë. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 15:13 për Kastriotin. Por në pjesën e dytë mysafirët nga Mitrovica shfaqën më shumë dhe fituan me rezultat 29:26.

Pivoti Sali Maxhera udhëhoqi Trepçën me 9 gola. 5 gola i shënoi Kushtrim Kastrati, ndërsa nga 4 i kishin Alban Shabani e Anton Maloku.

Te Kastrioti më efikasi ishte Hamdi Salihu me 7 gola. 6 gola i realizoi Festim Mustafa, kurse nga 4 i kishin Aldi Rudari e Adonit Isufi.

Për Trepçën ishte fitorja e dytë. Për Kastriotin humbja e parë.

Me rivalitet ishte edhe ndeshja në Podujevë në mes të Llapit e Deçanit. Fitore shënoi Llapi me 33:31. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:16 për llapjanët.

Besjan Abazi me 10 gola, Blerton Hasani me 9 dhe Mërgim Ademi me 7 udhëhoqën Llapin. Te Deçani u dallua Drilon Tahirukaj me 11 gola. 5 i kishte Valmir Selmani, ndërsa nga 4 i shënuan Arion Tanushi e Mirsad Jashari.

Kampionia, Besa Famgas, ka shënuar fitore të pritur ndaj Rahovecit. Rezultati i ndeshjes në Pejë ishte 37:23 për vendasit. Kastriot Jupa shënoi 6 gola për Besën, ndërsa nga 5 i kishin Arbios Mushkolaj e Denis Shabanoviq. Te Rahoveci 6 herë shënoi Alban Haziri, derisa nga 4 gola i kishin Egzon Vuqitërna e Besmir Kusari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat