Ermira Krasniqi - më efikasja në Superligë, synon rezultate të mira me Ulpianën   

Hendboll

Ermira Krasniqi - më efikasja në Superligë, synon rezultate të mira me Ulpianën   

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2021 Në ora: 19:06
Ermira Krasniqi

Hendbollistja Ermira Krasniqi zotohet se do të jap me të mirën për Ulpianën e Lipjanit, e cila garon në Superligën e Kosovës. 

Ermira po kalon formë të mirë në dy javët e para duke shënuar gjithsej 25 gola apo mesatarja për ndeshje 12.5 gola. 

Ajo së bashku me lojtaren e Shqiponjës, Agoneta Goqi, prijnë në listën e shënuesve, secila ka nga 25 gola. 

22-vjeçarja tha se po përgatiten për sfidën e nesërme (13.00) kundër “Jusuf Gërvallës”. 

Ermira është optimiste se Ulpiana do të shënojë fitoren e parë pas dy humbjeve rresht.

“Mirë është për momentin. Jam shumë e lumtur dhe e kënaqur, duke punuar shumë për me arritur rezultate sa më të mira në Superligën e Kosovës.

Edhe atmosfera është shumë e mirë në ekip dhe besoj që me angazhim maksimal do të arrijmë sa më shumë pikë.

Po vazhdojmë stërvitjet me intensitet me trajnerin Shkodran Retkoceri. Në Superligën e Kosovës synojmë që të arrijmë suksese me bashkëlojtaret e ekipit”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat