Vushtrria fiton në Ferizaj, Burneta Rama më efikasja

Hendboll

Vushtrria fiton në Ferizaj, Burneta Rama më efikasja

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 11:11
Vushtrria fiton në Ferizaj, Burneta Rama më efikasja

Kampionia në fuqi, Vushtrria, ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Të premten në ndeshjen hapëse të xhiros së tretë, Vushtrria fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit vendas me rezultat 34:25.

Fitorja e Vushtrrisë u sigurua vetëm në pjesën e dytë. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 14:13 për vushtrriaset.
Vushtrria tani udhëheq me 6 pikë. Kastrioti mbetet në kuotën e 4 pikëve.

Burneta Rama udhëhoqi Vushtrrinë me 11 gola. 7 i kishte Shqipe Tahiri kurse nga 6 i kishin Donita Kasumi e Lorena Matarova.

Te Kastrioti u dallua Adriana Salihu me 7 gola. 5 i kishte Puhiza Gashi e 4 Elda Hoxha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat