Ndeshjet e Ligës së Parë luhen të dielën

Hendboll

Ndeshjet e Ligës së Parë luhen të dielën

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 22:55
Ndeshjet e Ligës së Parë luhen të dielën

Ndeshjet e Ligës së Parë në konkurrencë të femrave luhen të dielën.

Në program është java e dytë, ndërsa priten ndeshje të mira.

Prej orës 11:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë takohen CLICK e Trepça, ndonëse skuadra prizrenase është vendase.

Për shkak se palestra në Prizren është e zënë për vaksinim, edhe skuadra tjetër nga ky qytet detyrohet të luaj në udhëtim ndeshjen si vendas. Prizreni e Dukagjini takohen të dielën nga ora 18:00 në Klinë. Prej orës 13:00 është takimi Llapusha – Deçani.

KEK-u e Dukagjini i kanë nga 2 pikë, ndërsa Deçani e Prizreni nga një.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat