Argoneta - shënuesja bindshëm më e mirë në Superligë: Ndjenjë e veçantë 

Hendboll

Argoneta - shënuesja bindshëm më e mirë në Superligë: Ndjenjë e veçantë 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 20:05
Argoneta Goqi

Hendbollistja e talentuar, Argoneta Goqi, është shënuesja bindshëm më e mirë në Superligën e Kosovës.

Ajo është pjesë e Shqiponjës nga Gjakova, luan në pozitën e alos së majtë, gjithnjë e frikshme për rivalet.  

Argoneta prin në listën e shënuesve me 141 gola, me 49 gola më shumë se Arjeta Imeraj e “Jusuf Gërvallës”, e cila mban pozitën e dytë në stinorin vjeshtor. 

Image

“Ndihem e privilegjuar që jam njëra ndër golashënueeset më të mira. Është një ndjenjë e veçantë”, tha Argoneta për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Hendbollistja është e kënaqur me rezultat e Shqiponjës, e cila e përfundon stinorin vjeshtor në vend të gjashtë me 12 pikë. 

Synimi i Argonetës është që të jetë lojtarja më e mirë në pozitën e saj.

“Përveç titullit të golashënueesem, pretendoj që të marr pozitën e  alos së majtë më të mirë”, përfundon Argoneta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat