Erza Hasani: Ahmet Petrova, një humanist dhe kontributdhënës për sportin

Hendboll

Erza Hasani: Ahmet Petrova, një humanist dhe kontributdhënës për sportin

Nga: K.G. Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 12:09
Erza Hasani: Ahmet Petrova, një humanist dhe kontributdhënës për sportin

Ahmet Hysenaj – Petrova ka ndërruar jetë duke shokuar jo vetëm komunitetin e hendbollit dhe atë sportivë.  

Kryetarja e klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat), Erza Hasani, tha se janë të shokuar nga lajmi për ikjen në amshim të njeriut që dha shumë për hendbollin. 

“Me keqardhje dhe dhimbje u njoftuam se paska ndërruar jetë afaristi z. Ahmet Hysenaj - Petrova.

Të ndjerin e kujtojmë si një humanist dhe kontributdhënës për sportin në përgjithësi dhe hendbollin në veçanti.

Shpirti i tij pushoftë në parajsë”, shpreh ngushëllime kryetarja e klubit Kastrioti, Erza Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat