Ferizaj pa respekt për kampionen

Hendboll

Ferizaj pa respekt për kampionen

Më: 19 mars 2022 Në ora: 23:04
Ferizaj pa respekt për kampionen

Ferizaj e ka fituar me rezultat bindës derbin e javës së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, Ferizaj e mposhti kampionen aktuale, Vushtrrinë, me rezultat 42:32. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 22:15 për ferizajaset.

Braziliania Ligia Da Silva shënoi 10 gola për Ferizajn. Nga 8 i shënuan Albulena Kelmendi, Mimoza Sefedini e Ana Chaves.

Te Vushtrria më efikasja ishte Burneta Rama me 8 gola. Ferizaj e Vushtrria tani i kanë nga 26 pikë. Vushtrria është e treta e Ferizaj i katërti.

Istogu e ka shënuar fitoren e 17-të rresht. Ka fituar ndaj Shqiponjës me rezultat 44:23. Istogu udhëheq me 34 pikë. E dyta është Prishtina me 30 pikë.

Prishtina fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 35:13.
Fitore në kuadër të javës së 17-të shënuan edhe Ulpiana e Vëllaznimi. Ulpiana e mposhti Vjosën me 37:25 kurse Vëllaznimi si mysafir fitoi ndaj Jusuf Gërvallës me 26:21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat