Një talente e re e hendbollit po rritet te KHF Çair

Hendboll

Një talente e re e hendbollit po rritet te KHF Çair

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 15:44
Rona Miftari

Një talente e re e hendbollit po rritet te KHF Çair.

Bëhet fjalë për Rona Miftari, e lindur në vitin 2008, shkruan Open-TV.

Në turnen e fundit për pioniere “Kuzman 2022” në Ilinden, në të cilin morën pjesë ekipet si: Çairi, Ilindeni, Velesi dhe Sveti Nikole, Rona u shpall lojtarja më e mirë. Me këtë rast asaj iu nda një mirënjohje.

Trajneri Basri Latif ka vetëm fjalë të mira për Ronën. Ai thotë se është një hendbolliste që premton shumë në të ardhmen.

“Është pioniere e jona. Tani ka filluar të merret me hendboll dhe është talente shumë premtuese. Është bija e Dardan Miftarit, ish-portierit legjendar dhe trajner i portierëve te Struga Trim Lum”, deklaron trajneri Basri Latifi. Ky i fundit shtoi se në kuadrin e KHF Çair veprojnë edhe gjeneratat e kadetëve dhe pioniereve, vajza të cilat janë shumë të talentuara dhe që një ditë do të veshin fanellën e ekipit të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat