Edhe një fitore e madhe e hendbollistëve

Hendboll

Edhe një fitore e madhe e hendbollistëve

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 21:25
Edhe një fitore e madhe e hendbollistëve

Hendbollistët tanë e kanë fituar edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Kupës Botërore Universitare.

Të martën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, ekipi i Universitetit të Prishtinës fitoi ndaj ekipit të universitetit portugez “Aveiro” me rezultat 32:29.

Ndeshja ishte interesante e cilësore, ndërsa më shumë kanë shfaqur djemtë tanë.

Të hënën, hendbollistët e UP-së fituan ndaj ekipit universitar spanjoll. Tashmë lojtarët tanë kanë mposhtur dy prej rivalëve kryesorë në këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat