Gubetini i jep leksion hendbollit për guximin e tij, e thotë hapur!

Hendboll

Gubetini i jep leksion hendbollit për guximin e tij, e thotë hapur!

Nga: K. Goca Më: 10 gusht 2022 Në ora: 19:44
Gubetini

Një heshtje varri në hendboll tash e disa vite. Pjesa më e madhe po frikësohen apo po ruhen të thonë të vërtetën duke shpresuar se një ditë do ta kapin një “asht” apo një post në kombëtare apo kushedi çfarë kësmeti munden më pas! Jetës nuk i dihet!

Fatmir Gubetini, delegat i hendbollit, e ka marrë guximin dhe e thotë hapur pa pikë të frikës: “Mos puna në ekipet tona vjen deri të dështimi i kombëtares!”.

Gubetini nuk frikësohet sepse e di se nuk do të bëhet kurrë trajner, ndonëse nuk i dihet kurrë edhe kësaj pune, pse jo edhe në kombëtare.

Edhe Gubetini mund ta provojë një ditë fatin e trajnerit sepse më keq nuk mund të bëhet si është kah shkon në vitet e fundit me klubet!

Ajo që është për t’u komplimentuar, guximi i Gubetinit, e thotë një të vërtetë që nuk e thonë ata që duhet ta thonë edhe pse mund t ‘i kushtojë me ndonjë vërejtje apo sanksionim nga organet kompetente.

Gubetinit i ka ardh në maje të hundës dhe kritika e tij është nga zemra që i dhemb, sepse si delegat, e sheh realitetin më mirë se gjithkush tjetër!

“Lehtë është më rrah gjoks e me thënë unë po bëj lojtar, krejt klubet si kemi tre lojtarë që munden mu dalluar kur luajmë me ekipe të Evropës”,  ka komentuar Gubetini.

Edhe një e vërtetë që e thotë Gubetini, duke alarmuar opinionin se kësisoj hendbolli po shkon drejt shkatërrimit. 

Ky alarm i Gubetinit duhet të merret shumë seriozisht nga të gjithë trajnerët dhe klubet edhe nga vetë selektorët.

Është koha të mobilizohen e të shpëtojnë këtë sport nga gremina!  Gubetini i jep leksion hendbollit për guximin e tij!, shumica heshtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat