Taib Kabashi punoi pa hile për hendbollin e Kosovës!

Hendboll

Taib Kabashi punoi pa hile për hendbollin e Kosovës!

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 22:32
Taib Kabashi punoi pa hile për hendbollin e Kosovës!

Taib Kabashit nuk i vazhdohet mandati! Kabashi është ballëlart për faktin se me dekada i dha dhe po i jep shumë hendbollit të Kosovës.

Kabashi kontriboi shumë në periudha të ndryshme, fillimisht si lojtar, pastaj edhe si trajner dhe sot është kryetrajner i Trepçës së Mitrovicës.

Kabashi asnjëherë nuk i përtoi punës për hendbollin dhe edhe sot i qan zemra për këtë sport.

Punoi pa hile dhe është zemra e hendbollit!

Edhe vet Kabashi e ka ditur se një ditë do të largohet nga kombëtarja e Kosovës U 20 por ajo që e bën që të ndihet krenar, njihet si trajner motivues, kudo që shkoi luftoi për trofe!

Lirimi i tij nga pozita e kryetrajnerit të Kosovës U20, është fitore për Kabashin sepse tani e ka më shumë fokusin në KH Trepça.

Federata e hendbollit e Kosovës, komuniteti i hendbollit, duhet të janë krenarë që kanë një potencial të papërtueshëm si Kabashi, kur iu gjet në ditët më të vështira këtij sporti pothuajse në çdo formë.

Kabashi është trajner i merituar i hendbollit, që bëri dhe po bën shumë për hendbollin.

Kabashi u lirua sot nga detyra e kryetrajnerit të Kombëtares Kosovës U20, është fitore e madhe për të sepse po largohet ballëlart!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat