Në kushte turpi stërviten lojtaret! Nuk punon as gjeneratori në Ferizaj, në terr!

Hendboll

Në kushte turpi stërviten lojtaret! Nuk punon as gjeneratori në Ferizaj, në terr!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2022 Në ora: 11:23
Në kushte mjerimi stërviten lojtaret!

E gërditshme se në çfarë kushte stërvitnin hendbollistet e Kastriotit të Ferizajt, shtatë herë kampione të Kosovës!

Trajneri kondicional, Arlind Ibrahimi, punonte më vajza, mungonin trajneret kryesore!

Në 3-4 vende brenda sallës, pikonte uji goxha si shumë nga çatia! 

Image

Ferizaj

Të vraposh në parket, rrezikshmëri e lartë.

Dy kovë ishin vendosur pothuajse në mes të sallës, pikonte uji aty, ndërsa ishte shtruar edhe një mbulojë por pa sukses!

Të luanin lojtaret mes vete as që diskutohej sepse parketi në shumë  vende ishte i goditur nga pikat e ujit! 

Kapitenja Vahide Gashi me hendbolliste stërvitej me intensitet të shtuar prapa portave, ndërsa fusha as që shfrytëzohej dhe lojtaret as që futeshin brenda duke iu shmang ndonjë rrëshqitje apo lëndimi! 

Image

Pasi vajzat përfundojnë stërvitjet, pas orës 18.30 duhej të stërvitnin djemtë e hendbollit!

Dështon stërvitja. Reduktimet e rrymës. Gjeneratori tash e disa ditë nuk punon, edhe një turp i radhës!

Hendbollistët të dëshpëruar, pyesin njëri  - tjetrin: Reduktime po, gjeneratori i prishur, çfarë të bëjmë? Kokulur e të zhgënjyer dalin nga palestra “Bill Clinton” në Ferizaj, Festim Mustafa, Jeton Bislimi, Albin Thaçi, Beni Syla etj. 

Në tribunën prapa portës, dritarja e hapur, frynte erë e fortë, saqë i pengonte sportistet edhe brenda palestrës! Tash e një kohë askush nuk i bie në mend se duhet edhe dritarja të rregullohet dhe mos të rrezikohet shëndeti i sportistëve. 

“Çatia pikon, po thonë ka ditë që po punojnë por punët po shkojnë ngadalë shumë dhe nuk di se çfarë do të bëjmë kur ftohet koha”, - shprehin shqetësimet disa nga zyrtarët e KH Kastriotit.

Të mërzitur po se po, humbet një stërvitje në mungesë të rrymës dhe në anën tjetër aq më shumë që binte shi aq më shumë pikonte çatia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat