Përballë Besës do të jetë skuadra nga Finlanda

Hendboll

Përballë Besës do të jetë skuadra nga Finlanda

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 12:22
Besa

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, e ka mësuar të martën kundërshtarin e parë evropian për edicionin e ri.

Besa do të fillojë garimin prej raundit të dytë të Kupës Evropiane.

Përballë Besës do të jetë skuadra nga Finlanda, IFK Handball Helsinki.

Ndeshja e parë do të luhet në Helsinki, ndërsa e dyta në Pejë.

Besa, që tashmë e ka përvojën evropiane, synon ta kaloi ekipin finlandez.

Ndeshja e parë është më 29 apo 30 tetor, ndërsa e kthimit më 5 apo 6 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat