Të hënën grumbullohen hendbollistet e Kombëtares U17

Hendboll

Të hënën grumbullohen hendbollistet e Kombëtares U17

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 22:07
Të hënën grumbullohen hendbollistet e Kombëtares U17

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) grumbullohet të hënën në Gjakovë.  

Kryetrajneri i Kombëtares U17, Mitat Ferati, ka përpiluar listën që përbëhet mbi 30 lojtare. Fillimisht lojtaret e reja do t’i nënshtrohen testimit, ndërsa lojtaret e përzgjedhura do të vazhdojnë kampin.

Kampi mbahet prej të hënës deri më premten në Gjakovë. Grumbullimi i lojtareve bëhet në palestrën “Te Profa” nga ora 9:00. Prej orës 9:30 e deri në ora 12:00 bëhet testimi i lojtareve nga kryetrajneri Mitat Ferati.

Gjenerata që do të paraqitet në vitin e ardhshëm në Evropianin U17 vlerësohet me potencial. Ferati, që për herë të parë punon në Kombëtaret e Kosovës, ka planifikuar disa grumbullime për të bërë përzgjedhjen më të mirë dhe njëkohësisht për të rritur nivelin e këtyre lojtareve. 

Pos lojtareve nga klubet tona pjesë e kampit do të jenë edhe disa hendbolliste të klubeve evropiane. Do të punohet në aspekte të ndryshme që kanë të bëjnë me lojën e hendbollit. 

Në shtabin teknik të Feratit do të jenë edhe trajneret Edona Rugova dhe Albulena Basha.

List e lojtareve 

1. Bora Zejnullahu KHF Vllaznimi
2. Arona Krasniqi         KHF Prishtina
3. Arjeta Imeraj         KHF Jusuf Gërvalla
4. Alisa Sylejmani KHF Kastrioti
5 Aulona Maloku KHF Samadrexha
6. Shijesa Zeneli         KHF Ferizaj
7. Orgesa Gola          KHF Shqiponja
8. Arbesa Kurtaj          KHF Ferizaj
9. Jonesa Bajrami KHF Shqiponja
10. Bulza Maksuti         KHF Kastrioti
11. Verona Muhaxheri KHF Kastrioti
12. Medina Musa         KHF Shqiponja
13. Olsa Hoxha         KHF Ferizaj
14. Sumea Sadiku         KHF Ferizaj
15. Endiona Pireci         KHF CLICK
16. Ardiola Surdulli       KHF Samadrexha
17. Iurosana Haskaj       KHF Deçani
18. Enea Ajvazi              KHF Prishtina 
19. Elisa Krasniqi           KHF Samadrexha
20. Alisia Palokaj          HT Munchen DE
21. Sirena Haxhaj        TSV Allach 09 DE
22. Loreta Hajdari  Suedi
23. Zoja Kameraj    Suedi
24. Shkurte Dinolli  KHF Ferizaj
25. Renea Kelani     KHF Prishtina
26. Halime Beqiri    KHF Vushtrria
27. Klaudia Ukaj     SG Freiamt U18 Inter SUI
28. Martina Bibaj    SG Freiamt U18 Inter SUI
29. Arjana Gashi     GTV Basel U18 Inter SUI
30. Erjona Sadrija    KHF Shqiponja
31. Albina Pllana    KHF Prishtina
Stafi i Kombëtares U17 
Mitat Ferati           Kryetrajner 
Albulena Basha     Trajnere
Edona Rugova      Trajnere 
Dafina Berbatovci Fizioterapeute

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat