Istogu sot synon kualifikimin në Kupën e Evropës, kërkon mbështetjen e tifozëve   

Hendboll

Istogu sot synon kualifikimin në Kupën e Evropës, kërkon mbështetjen e tifozëve   

Nga: K. G. Më: 16 tetor 2022 Në ora: 11:34
Istogu

Kampionja e Kosovës, Istogu, sot synon kualifikimin në rrethin e tretë të Kupës së Evropës në hendboll (femrat).
Hendbollistet e Istogut e njohin mirë ekipen shqiptare Çairi nga Maqedonia e Veriut.

Kampionja dhe fituesja e Kupës së Kosovës, mbrëmë ka shënuar fitore me rezultat 34:33 ndaj Çairit.

Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, beson e shpreson se me angazhim e një lojë të mirë, do të kualifikohen më tej.  

“Sot ndeshja e dytë, me ndihmën tuaj mund t'ia dalim

Ndeshjen e parë me Çairin e fituam me një gol dallim. Ndeshja ishte e fortë dhe dramatike. Kemi bërë një hap, por fitoren duhet ta konfirmojmë sot nga ora 17:00.

E luajmë ndeshjen e dytë, prapë në shtëpinë tonë. 

Që Istogu ta vazhdojë rrugëtimin evropian na duhet përkrahja juaj. 

Prandaj merre shokun e shoqen, merre familjen dhe eja në palestër.

Për vajzat tona, për qytetin e Istogut.

Ju mirëpresim dhe ju falënderojmë paraprakisht”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat