Kosova luftoi por mposhtet nga Sllovenia

Hendboll

Kosova luftoi por mposhtet nga Sllovenia

Nga: K. Goca Më: 16 tetor 2022 Në ora: 21:12
Oamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës nuk nxori rezultat të mirë as në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit 7 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.

Sllovenia ka shënuar fitore me rezultat 29:24 (14:12) ndaj Kosovës, në ndeshjen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. 

Kosova pati paraqitje shumë të mirë në 20 minutat e parë por më pas nuk i rezistuan lojës së mirë të Sllovenisë, e cila ka lojtarë me përvojë në radhët e veta.

Image

Kombëtarja e Kosovës e nisi mirë ndeshjen, duke udhëhequr me 1:0, 4:2, 7:5, 10:7 dhe duke kënaqur të pranishmit në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Sllovenët shfrytëzuan gabimet e djelmoshave tan , baratzuan rezultatin 12:12.

Fundi i pjesës së parë u shfrytëzua mirë nga sllovenët, duke avancuar me 2 gola (12:14), Pjesa e dytë me rivalitet por sllovenët nuk lejuan që t’i rrezikohet fitorja dhe në minutat e fundit thelluan rezultatin. 

Në minutën e 53-të, sllovenët theluan epërsinë në pesë gola (21:26) dhe gjithçka ishte e qartë sa i takon fituesit. Sllovenia ka shënuar fitore me rezultat 29:24.

Egzon Gjuka ka realizuar gjashtë gola e Drilon Tahirukaj 5, janë më efikasit të Kosova dhe për sllovenët Blaz Janc me 6 gola e Aleks Vlah me 5 sosh etj. 
Sllovenia dhe Mali i Zi kryesojnë me nga 4 pikë, ndërsa Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë asnjë pikë.

Kosova – Sllovenia 24:29
Qendra e Rinisë dhe e Sporteve në Prishtinë.

Shikues: 1.000.

Kosova: Berisha, Gjuka 6, Jupa 4, Dri. Tahirukaj 5. Dre. Tahirukaj 3, Gegaj 2, Shabani 1, Muqolli 1, Bajqinovci, Mushkolaj, Quni, Mustafa. Basholli, Taci 2, Gërbeshi dhe Zena.
Sllovebia: Baznik, Janc 6, Vlah 5, Ovnicek 3, Makuc 3, Blagotinsek 2, Dolenec 2, Cingesar 2, Kodrin 3, Horzen 2, Zhabiq, Malus 1, Novak dhe Ferlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat