Ekipi francez mburret me Suzanën: Vajza jonë në kombëtaren e Kosovës

Hendboll

Ekipi francez mburret me Suzanën: Vajza jonë në kombëtaren e Kosovës

Nga: K. G. Më: 27 tetor 2022 Në ora: 18:24
Ujkiq

Ekipi francez, Yutz, anëtar i Ligës së Tretë të Francës, mburret me hendbollisten Suzana Ujkiq, që është ftuar në Kombëtaren e Kosovës, kundër Ishujt Faroe, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Ndeshja luhet në palestrën e sportit në Istog, me 3 dhe 5 nëntor.  

“Urime dy pivotave të N1 të përzgjedhur në kombëtaren e tyre përkatëse!

Suzi Ujkiç aktualisht është në ekipin kombëtar të Kosovës A .

Elea Ferdilus thirret në nëntor me ekipin e të rejave të Francës!

Urime vajza”, shkruan në faqen e Yutz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat