​Besa Famgas nis aventurën evropiane, përballet sot me Helsinkin

Hendboll

​Besa Famgas nis aventurën evropiane, përballet sot me Helsinkin

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 10:28
​Besa Famgas

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas e nis sot kampanjën evropiane për edicionin 2022/2023. Besa prej orës 15:00 luan në Helsinki ndaj skuadrës finlandeze IFK Handball Helsinki.

Kjo është ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane. Ndeshja e kthimit është pas një jave në Pejë.

Te Besa Famgas janë shprehur optimist se do ta kalojnë Helsinkin.

Skuadra kampione është e mobilizuar për rezultat të favorshëm në Helsinki, që në ndeshjen në “Karagaçi” të siguroi kualifikimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat