EHF: Natë historike në Istog

Hendboll

EHF: Natë historike në Istog

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 13:26
EHF: Natë historike në Istog

Federata Evropiane e Hendbollit ka shkruar për fitoren e Kosovës ndaj Ishujve Faroe, të enjten mbrëma.

Sipas EHF-së, fitorja dëshmon rritjen e vazhdueshme të Kombëtares së Kosovës në hendboll (vajzat).

“Kosova nuk kishte fitore në fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Por rritja e formës u dëshmua në kualifikimet e kaluara për Evropian dhe kjo u konfirmua në një natë historike në Istog, ku lojtaret e Kosovës siguruan fitore të shkëlqyer ndaj Ishujve Faroe.

E udhëhequr nga Leonora Demaj që shënoi 9 gola, Kosova nuk shikoi për asnjë moment prapa dhe bëri një hap të madh drejt kalimit në fazën tjetër”, ka shkruar EHF-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat