Kosova me mund të madh kualifikohet në rrethin tjetër të Kampionatit Botëror 

Hendboll

Kosova me mund të madh kualifikohet në rrethin tjetër të Kampionatit Botëror 

Nga: K. Goca Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 21:12
Kosova

Kapitenja Leonora Demaj dhe portierja Njomza Kelmendi, janë protagoniste të mbrëmjes, duke i dhuruar festë kombëtares së Kosovës dhe rreth 1300 shikuesve në palestrën e sportit në Istog. 

Ishujve Faroe fituan me rezultat 29:28 (16:16) ndaj Kosovës, në kuadër të ndeshjes së kthimit të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2023 në hendboll.

Kjo fitore nuk kishte vlerë falë humbjes së sfidës së parë me 27:24.

Kosova arriti një kualifikim nëpër teh të shpatës, që fakt i duhet shumë punë në të ardhmen që të përmirësohen në shumë aspekte.

Pjesa e parë përmbyllet me rezultat 16:16.

Ndeshje me rivalitet në 30 minutat e parë. Kosova udhëhoqi me dy gola (8:6), por mysafiret përmbysen këtë epërsi. 

Në minutën e 23-të, Ishujt Faroe kalojnë në epërsi me 3 gola (10:13).  

Në minutën e 28-të, Leonora Demaj shënon për 16:16 në minutën e 28-të. 

Kapitenja Leonora Demaj është lojtarja më e mirë e periudhës së parë, duke realizuar 9 gola.

Jana Mitun me 5 gola është më efikasja të Ishujt Faroe.

Në pjesën dytë, Ishujt Faroe shkëputen në epërsi me tre gola (17:20) por Kosova shpejt kundërpërgjigjet dhe barazon rezultatin 20:20.

Ndeshje me rivalitet deri në fund por edhe me emocione për tifozët. 

Në minutën e 56-të, Ishujt Faroe kalojnë në epërsi me 26:27, pastaj me 26:28 dhe shtojnë presionin te dardanet.

Ishujt Faroe fituan me rezultat 29:28 por nuk i mjaftoi, ndërsa në taborin e Kosovës festë e madhe. Leonora Demaj u shqua me 11 gola dhe bashkë me Njomza Kelmendin, Pashke Marku, Marigona Hajdari, Fitore Aliu, janë me të merituarat për kualifikim.

Kosova me mund të madh kualifikohet në raundin e dytë të Kampionatit Botëror.

Kosova - Ishujt Faroe 28:29
Palestra e sportit në Istog.
Shikues; 1.300.
Gjyqtarë: Hatipoglu Unlu, Mehtap Simsek (Turqia).
Kosova: Kelmendi, Demaj 11, Aliu 3, Gjikokaj 3, M. Hajdari 3, Mulaj, Shatri, Ar. Hajdari 2, Marku 4, M. Mulaj, Mehmeti, Milatoviq, Rugova, Rexhepi, Ujkiq 2  dhe Ahmetxhekaj.

Ishujt Faroe: Wardum, Geirsdottir 6, Hansen 4, I. Olsen, Mittun 6, Egholm, Mortensen, Johansen, R. Olsen 4, Weyhe 2, Brandenborg 2, Bentsdóttir, Palsdottir, Sveinbjørnsdóttir 3, Bentsdóttir 2 dhe Petersen,  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat