Saraçini: Sukses i rëndësishëm i kombëtares 

Hendboll

Saraçini: Sukses i rëndësishëm i kombëtares 

Nga: K. G. Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 15:50
Eugen Saraçini

Kombëtarja e Kosovës është kualifikuar në raundin e dytë të kualifikueseve në Kampionatin Botëror 2023.

Hendbollistet Dardane eliminuan Ishujt Faroe me rezultat të përgjithshëm 55:53.

Ndeshjen e parë e fitoi Kosova me rezultat 27:24, por të dytën e humbi me 28:29.

Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, është krenar me kualifikimin në raundin tjetër.    

“Sukses i rëndësishëm i kombëtares - femrat në hendboll. Një hap me pran botërorit në 2023.

Ne dy ndeshje arritëm rezultatin e nevojshëm për kualifikim në fazën e fundit drejt botërorit.

Kapitenja si dhe lojtaret tjera, dhanë maksimumin që kjo të ndodh. Udhëheqja e selektorit Shabani me ndihmësin Shala bënë më të mirën për arritjen e këtij rezultati. Përgëzime edhe për ekipin e FHK-s që organizoi këte ngjarje.

Falënderime për MKRS e Komunën e Istogut.

Suksesi i arritur u arrit edhe nga përkrahja e shikuesve që e ndihmoi ekipin. URIME, suksese të tjera në vazhdim!”, ka shkruar Saraçini në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat