Kastrioti barazon në Deçan

Hendboll

Kastrioti barazon në Deçan

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 22:48
Jeton Bislimi në veprim

Dramatike ishte ndeshja mes Deçanit dhe Kastriotit.

Dhe ajo nuk dha fitues, përfundon 19:19, në kuadër të Superligës së Kosovës në hendboll.

Pas epërsisë 3:0 të Deçanit, Kastrioti barazoi në 3:3.

Sërish vendasit kishin më shumë nga loja, ndërsa në fund të pjesës së parë mysafirët dolën një gol para.

Në pjesën e dytë u luajt për secilin gol. Në minutën e 52-të, Deçani kaloi dy gola para 19:17.

Por më pas Kastrioti shënoi dy gola për ta fituar pikën. Ndeshja përfundoi 19:19.
Fatlind Mazrekaj dhe Matheus Henrique i shënuan nga 4 gola për Deçanin. Nga 3 i shënuan Gent Bajrami, Felipe Porto e Alex De Abreu Santos.

Festim Mustafa i shënoi 10 gola për Kastriotin. 5 i kishte Besnik Bytyqi, duke përfshirë golin e fundit dhe Jeton Bislimi shënoi tri herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat