Kur fikën dritat, Kastrioti motivohet dhe ndal Besën

Hendboll

Kur fikën dritat, Kastrioti motivohet dhe ndal Besën

Nga: K. G. Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 20:41
Flamur Salihu e Blerim Beqiri

Hendbollistët e Kastriotit të Ferizajt, siç thotë edhe një hendbollist në kushte anonime, motivi më të madh kundër Besa Famgas të Pejës, e patën që nga e hëna, kur iu fikën dritat duke stërvitur.

Ky ishte një motiv shtesë sipas tij dhe sonte barazuan me rezultat 31:31 ndaj kampionit në fuqi, Besës, në ndeshjen e mbetur.

As laiku më i madh nuk ka besuar se ferizajasit do të marrin pikë në palestrën e sportit “Bill Clinton" në Ferizaj!

Në mungesë të kryetrajnerit Aco Stankovski, skuadrën ferizajase e udhëhoqi Flamur Salihu, ndihmëstrajner, që iu fikën dritat sipas tij dhe arriti pikë me shije të fitores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat