Kastrioti i trimëruar nga fikja e dritave, mposht edhe Trepçën

Hendboll

Kastrioti i trimëruar nga fikja e dritave, mposht edhe Trepçën

Nga: K. G. Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 22:37
Kastrioti

Kastrioti i Ferizajt pas barazimit me rezultat 31:31 me kampionin në fuqi, Besa Famgas nga Peja, sonte shënuan fitore me rezultat 26:24 ndaj Trepçës së Mitrovicës, në kuadër të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Tash disa nga hendbollistët e Kastriotit, veç po tallen, duke thënë fikni, fikni dritat, ne luajmë më mirë dhe fitojmë!

 “Në palestrën e sportit ‘Bill Clinton’ në Ferizaj, na i fikën dritat të hënën që e lamë pas, por kjo na nervozoi e na trimëroi për rezultate të shkëlqyeshme”, thonë disa brenda klubit.

Hendbollistët ferizajas dhe mitrovicas, sot treguan lojë të mirë në palestrën e sportit “Bill Clinton”.

“Super ndeshje nga djelmoshat e skuadrës, që në fund u shndërrua në fitore”, shkruan në faqen e KH Kastriotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat