Rahoveci me fitore bindëse ndaj Deçanit

Hendboll

Rahoveci me fitore bindëse ndaj Deçanit

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 22:03
Rahoveci

Rahoveci ka shënuar fitore bindëse në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në Rahovec, “vreshtarët” fituan ndaj Deçanit me rezultat 32:24.

Vendasit në pjesën e parë ishin në epërsi të vazhdueshme, që shkoi deri në tetë gola, 16:8.

Tjetër rrjetë kishte pjesa e dytë. Deçanasit u afruan deri në 21:20, në minutën e 47-të.

Por më pas vendasit realizuan seri tjetër për t’u shkëputur sërish në rezultat. Epërsia shkoi deri në tetë gola, 30:22, ndërsa në fund rezultati ishte 32:24.
Alban Haziri i shënoi 10 gola për Rahovecin. Shtatë i kishte Çlirim Rama, ndërsa gjashtë i realizoi Marley De Carvalho Fernandez.

Tetë gola për Deçanin i shënoi Alex Fabricio De Abreu Santos. Nga tri i kishin Albion Loshaj, Fatlind Mazrekaj dhe Felipe Porto.
Në xhiron e 14-të, të fundit për stinorin vjeshtor, Rahoveci luan në udhëtim me Trepçën, ndërsa Deçani e pret Prishtinën,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat