Ahmeti: Shpresoj që pranvera të jetë edhe më e mirë

Hendboll

Ahmeti: Shpresoj që pranvera të jetë edhe më e mirë

Nga: K. Goca Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 15:22
Jasemine Ahmeti

Ish hendbollistja (ish portierja), Jasemine Ahmeti, aktualisht anëtare e KHF Ferizaj,shpreson që pranvera do të jetë edhe më e mirë për hendbollin femëror.

Ahmeti mendon se ka brumë të mirë në disa klube, me një punë me të mirë dhe investime, do të arrihet një nivel edhe më i mirë.

“Me një punë më të madhe nëpër klube, me disa përforcime secili klub që synon titulli, do të bënte një kampionat më atraktiv. 
Presim një pranverë më të mirë në hendbollin e Kosovës tek femrat. 

Shpresoj të dalin në sipërfaqe edhe lojtare të reja e të talentuar, që do të janë bazë e mirë për hendbollin në përgjithësi.

Presim një garë më të ashpër për vend të parë në pranverë, sidomos në garat përfundimtare”, tha Ahmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat